Shkolla ku kanë dhënë mësim motrat Dema
Kallmeti është një zonë me histori në fushën e arsimit. Shkolla e parë shqipe në Kallmet u hap që prej vitit 1902 me rreth 20 nxënës, e cila është një nga shkollat e para të veriut të Shqipërisë. Në këtë shkollë jepnin mësim dy murgesha kosovare: Sharlotë dhe Portogena Dema. Në vitin 1938 shkolla e Kallmetit numëronte rreth 38 nxënës. Edhe pse me një histori të hershme në hapjen e shkollës, përpara vitit 1944 pothuajse 80% e popullsisë ishte analfabete. Përgjatë viteve 1944- 1946 arsimi i detyruar u vendos si regjim edukimi në gjithë territorin e vendit. Pas çlirimit u hap shkolla fillore e detyruar në gusht 1946 me 168 nxënës. Më pas në vitin 1955 hapet shkolla 7 vjeçare e detyruar dhe vetëm në vitin 1989 hapet shkolla e mesme me dy degë kryesore në atë kohë, përkatësisht agrozooteknike dhe bujqësi. Popullsia e komunës Kallmet është karakterizuar si mjaft arsimdashëse në vite, edhe pse ndryshimet në sistemin e ekonomisë së tregut patën efektet e tyre edhe në sistemin arsimor si cilësinë e mësimdhënies, infrastrukturën e shkollave dhe kopshteve, nivelin e interesit për ndjekje të studimeve në pothuajse të gjithë vendin. Sot sistemi arsimor në komunë përfshin: sistemin parashkollor me gjithsej 5 kopshte me 90 fëmijë, sistemin e arsimit fillor me gjithsej 4 shkolla të ciklit të ulët me 327 nxënës, 2 shkolla 9 vjeçare me 215 nxënës dhe sistemin e arsimit të mesëm me një shkollë të mesme me 106 nxënës.
![]() |
Shkolla e mesem e bashkuar "Frang Bardhi" |
![]() |
Shkolla 9 vjecare Rraboshte |
![]() |
Shkolla fillore Kallmet i Vogel |
Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...
![]() |
![]() |
![]() |
Titull |