Vizitorë të faqes

Historia

Një gojëdhanë e vjetër thotë se dikur ky fshat ishte i mbuluar nga uji, i cili duke u pakësuar la pas lym e baltë që ndikoi në rritjen e kallamit të egër, bimë kjo që i dha këtij  vendi  emrin Kallmet (Kallam meti = Kall-meti). Kallmeti është një vendbanim i lashtë. Gjetjet arkeologjike në të gjithë shtrirjen e fshatit tregojnë se këtu është banuar që nga periudha e gurit të ri (Neolitit) e deri në antikitetin e vonë .

Edhe pas pushtimit romak popullsia vazhdoi të banojë këtu dhe krijoi kulturën e saj të veçantë.

Këtë e dëshmon varreza mesjetare e gjetur  tek ullishta e Gjek Simonit (shekulli 6-8 e.s.). Vazhdimësia e jetës se këtyre banorëve në Kallmet nuk u nderpre: ata krijuan kulturën e tyre, kristalizuan tiparet dalluese duke e bërë këtë fshat një njësi etnografike të veçantë në rrethin e Lezhës. Dalluese është veçanërisht veshja e grave dhe e vajzave me rroba krejt të bardha (vazhduese e veshjes ilire).


Foto e varrezes

Kallmetorët  janë  bujq  dhe vreshtarë  të mirë. Në Kallmet kultivohen varieteti i rrushit “Kallmet”, fasulja me emrin “Kallmet” dhe ulliri kokërr madh që  përmendet  në literaturën shkencore bujqësore. Në Kallmet jane ngritur monumente të kultures si Kisha e Shën Eufemisë e  shekullit 13-të e cila është një vend i shenjtë ku vijnë besimtarë nga të gjitha krahinat. Kjo kishë është në  listën e monumenteve të kulturës që gëzojnë mbrojtje të veçantë nga shteti. Komuna Kallmet shquhet si qendër e  rëndësishme historike, kulturore dhe fetare.

Në fshatin Mërqi të komunës Kallmet, me 14 Janar 1703 u mbajt “Kuvendi i Arbërit” në Kishën e Shën Gjonit, me përkrahjen e drejtpërdrejtë të Papa Klementit XI– Albani. Ky Kuvend ishte më i rëndësishmi që zhvillohej në Shqipëri pas Kuvendit të Beslidhjes së Skendërbeut në Lezhë dhe kishte si qëllim bashkimin e shqiptarëve dhe ndaljen e islamizimit të Shqipërise nga pushtuesit osmanë. Ky Kuvend ka një rëndësi të madhe edhe për historinë e gjuhës shqipe, sepse vendimet e këtij Kuvendi u botuan edhe këtë gjuhë, përveç latinishtes.

Papa Klementi IX- Albani

Emblema e Kuvendit te Arberit

Kallmeti ka qenë trevë e kuvendeve dhe e veprimtarive patriotike për zonen veriore. Kujtojmë : nisjen e Lezhjanëve për mbrojtjen e Hotit e Grudës kundër malazezëve në prill 1880. Këtu kanë ardhur Ded Gjon Luli e Bajram Curri.

Në ditët e para të tetorit 1911 krerët e 12 Bajraqeve të Mirditës mbajtën një Kuvend në Kallmet nën kujdesin e Abatit Preng Doçi, ku u vendos që të mos u bindeshin autoriteteve osmane, të hiqej Kajmekami, të largohen trupat osmane, të njihen Preng Bibë Doda e Preng Doçi si të parët e vendit.

Gjithashtu  me 4 Maj 1913 në Kallmet u mbajt një kuvend tjetër ku morën pjesë : përfaqësues nga 12 Bajrakët e Mirditës, përfaqësues nga Malesia e Madhe, përfaqësues nga Bregu i Mates, Lezha dhe  Zadrima, Puka dhe nga Kurbini.

Në këtë kuvend u vendos: Lidhja e besës kundër pushtuesve malazez për të çliruar Shkodrën dhe viset veriore.

Kallmetorët kane luftuar për liri dhe pavarësi. E rëndësishme është lufta në Zallin e përroit të Rraboshtes me 18 Maj 1912 kundër ushtrisë turke ku mbeten të vrarë rreth 35 ushtarë osmanë. Dhanë jetën kallmetorët: Pjetër Ll. Ndoj,  Lazër Pata, Gjon Koleci dhe Prend Mapreçi të cilët janë shpallur dëshmorë të pavarësisë. Gjatë luftës Nacionalçlirimtare kallmetorët u rreshtuan me brigaden 24 sulmuese.

kryetari

Z. Petrit Marku

Kryetar i komunës Kallmet

Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...

spacer_blue
spacer Titull  

Titull

 

Sondazh

Cili projekt mendoni se duhet te jete projekti i radhes per tu realizuar?

Të gjitha të drejtat e rezervuara, © 2013, Komuna Kallmet