Kisha e Shen Gjon Kryepremit apo Kisha e Kuvendit te Arberit
Kisha e Shën Gjon Kryepremit apo Kisha e Arbërit përmendet për herë të parë në relacionin B.Orsinit, ne vitin 1629. Kjo kishë ka një rëndësi të veçantë për historinë e dioqezës së Lezhës dhe më gjerë për kishën katolike shqiptare. Këtu, në vitin 1703, është mbajtur "Kuvendi i Arbërit", i drejtuar nga papa, me origjinë shqiptare, Klementi XI. Kisha duhet të jetë rindërtuar në fillim të shekullit XX, nën përkujdesjen austriake. Restaurimi i kishës në formën që ruhet sot është kryer në vitin 1996.
Në anën jugperëndimore të kishës është lënë një pjesë muri e pa suvatuar për të na kujtuar hershmërine e saj.
Kisha ka katër dritare të ngushta, në anët veriore dhe jugore. Në pjesën ballore të kishës, hyrja kryesore është organizuar me dy dyer me arkada të bukura prej guri të gdhendur. Sipas traditës gojore të banorëve, njëra prej portave është përdorur për burrat dhe tjetra për gratë.
Kisha para rikonstruksionit
Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...
![]() |
![]() |
![]() |
Titull |