Vizitorë të faqes

Bujqesia,Blegtoria dhe Agrobisnesi

 

Blegtoria dhe bujqësia përbëjnë elementët kryesorë në sektorin e zhvillimit ekonomik në komunën e Kallmetit. Si rezultat i kushteve natyrore të komunës, si një zonë fushore dhe kodrinore, është favorizuar ndjeshëm rritja e bagëtive të imta dhe shtimi i gjedhit. Komuna e Kallmetit shquhet për cilësinë e lartë të produkteve me origjinë shtazore, kryesisht ndikuar nga prania e kullotave mjaft të mira si në zonën fushore ashtu dhe në atë malore. Po ashtu në zonën e Kallmetit kultivohen gjerësisht edhe bletët. Zona e Kallmetit është e pasur në tokë bujqësore. Bujqësia ashtu si edhe blegtoria është një element i rëndësishëm dhe një potencial për zhvillimin ekonomik të kësaj komune. Prodhimet karakteristike të komunës së Kallmetit, Vera “Kallmet” prodhohet nga  varieteti i rrushit me të njëjtin emër. Rrushi “Kallmet” shquhet per vlerat e larta vinifikuese, cilësi kjo që ka mundësuar njohjen dhe vlerësimin e cilësisë me medalje në mjaft konkurse si brenda dhe jashtë vendit. Vera e Kallmetit bën pjesë ndër kategoritë e verërave më cilësore sot në Shqipëri. Prodhimi i saj realizohet në kushte bashkëkohore teknologjike dhe në përputhje me standartet e kërkuara. Hapja e Kantinës së Verës "Kallmeti Sh.p.k" ka ndikuar në rikthimin e traditës së kultivimit të hardhisë më të njëjtin emër nga fermerët e zonës.

Kallmeti ka një traditë të njohur në kultivimin e ullirit. Vaji i ullirit “Kallmet” prodhohet nga ulliri tradicional i Kallmetit. Cilësia dhe përqindja e vajit të ullirit e prodhuar në këtë zonë është e lartë dhe për këtë arsye ky produkt është mjaft i kërkuar në tregjet rajonale e lokale. Prodhimi i mjaltit gjatë viteve të fundit  ka patur rritje. Kjo falë pozicionit gjeografik të favorshëm të komunës. Mjalti është i një cilësie të lartë gjë që ka çuar në vlerësimini e tij me çmime të para në panairet e organizuara në qarkun e Lezhës dhe më gjerë. Prodhimi i perimeve ka një kontribut të rëndësishëm në prodhimin e përgjithshëm bujqësor në komunë. Fermerët e zonës arrijnë të prodhojnë në sajë të cilësisë së mirë të farës, prodhimtarisë së tokës, por dhe angazhimit të tyre të vazhdueshëm për përmirësimin e cilësisë së produkteve të tyre bio .

 

 

kryetari

Z. Petrit Marku

Kryetar i komunës Kallmet

Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...

spacer_blue
spacer Titull  

Titull

 

Sondazh

Cili projekt mendoni se duhet te jete projekti i radhes per tu realizuar?

Të gjitha të drejtat e rezervuara, © 2013, Komuna Kallmet