Pozita gjeografike e komunës favorizon ndjeshëm zhvillimin e turizmit në këtë zonë si pjesë integrale e zhvillimit të turizmit në rajon, duke i shërbyer këtij të fundit me pasurimin e vendeve dhe monumenteve natyrorë e kulturorë për vizitorët. Përveç kësaj ne ofrojmë veprimtari kulturore tradicionale, njohje me arkitekturën dhe ndërtimet tradicionale etj. Në këtë kontekst, komuna Kallmet mbetet një qëndër e rëndësishme e turizmit në qarkun e Lezhës sidomos duke shtuar vlerën e atraksioneve turistike në sajë të dy vendeve me mjaft vlera dhe peshë historiko-kulturore: Kishës së Shën Eufemisë në fshatin Kallmet dhe Kishës së Shën Gjonit në fshatin Merqi (vendi u mbajt Kuvendi i Arbërit). Në vitet e fundit është ngritur “Kompleksi i Qëndrës Famullitare”, i cili është një kompleks objektesh duke përfshirë shkollën, kopështin, qendren e rinisë, shtëpinë e murgeshave etj. Këto shërbime ndikojnë për formimin kulturor dhe edukimin fetar të fëmijëve dhe të të rinjve të zonës por dhe duke u kthyer në një qendër të rëndësishme aktivitetesh kulturore.
Objekte të tjera historike në komunën Kallmet jane :
Në Kallmet ndodhen monumentet natyrore siç janë :
Në kuadër të zhvillimit të turizmit komuna parashikon realizimin e investimeve si më poshtë:
Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...
![]() |
![]() |
![]() |
Titull |