Vizitorë të faqes

Ekonomia

Aktivitetet kryesore ekonomike të kësaj komune janë të përqëndruara në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, me fokus vreshtarinë dhe pemtarinë. Komuna është e njohur për prodhimin e verës vendase të Kallmetit si dhe vajit të ullirit karakteristik të kësaj zone, duke ruajtur kështu një traditë që e trashëgon që përpara viteve ’90.

Komuna ka nën administrim një sipërfaqe prej 4306 ha nga të cilat 1875 ha është tokë bujqësore dhe pjesa tjetër pyje dhe kullota. Ajo është e pasur në burime natyrore, historike dhe sidomos kulturore çka ndërton premisa të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe agroturizmit.

Fshatrat e komunës janë të pasura me burime natyrore uji, me kullota dhe të mbuluara me ullinjë shekullorë. Të ndodhura thellë në rrëzë të malit këto fshatra kanë veçoritë dalluese lokale dhe larmi zhvillimi si pasojë e klimës. Kështu psh, fshati Mërqi është i përshtatëshëm për kultivimin e perimeve, ndërsa Kallmeti e Rraboshta për vreshta dhe ullishte, por kultivohen dhe pemë të tjera.

Emigracioni i kallmetorëve jashtë shtetit që në fillim të viteve ‘90 ka dhënë frytet e veta në zhvilimin e komunës Kallmet. Kjo shihet në investimet që janë bërë në ndërtimin e shtëpive nga më të bukurat në të gjithë zomën, në hapjen e bisneseve të ndryshëm, në investime në bujqësi etj.

kryetari

Z. Petrit Marku

Kryetar i komunës Kallmet

Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...

spacer_blue
spacer Titull  

Titull

 

Sondazh

Cili projekt mendoni se duhet te jete projekti i radhes per tu realizuar?

Të gjitha të drejtat e rezervuara, © 2013, Komuna Kallmet