Vizitorë të faqes

Kolin Gjoka

Kolin Hil Gjoka u lind më 19 Tetor 1966 në Ishull Shengjin nga prindër kallmetor, Hil Dod Gjoka dhe Dila Zef Gjoka, që u vendosen në Ishull Shengjin në vitet 50. Mbaroi shkollën e mesme të përgjithshmë “Hydajet Lezha” në Lezhe 1981-1985. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranes ku u diplomua për Matematike 1985-1990. Në vitin 1990 fillon punë si pedagog në Universitetin e Shkodrës, në atë kohe bëhet pjesë e levizjes demokratike. Ishte anëtar i PD-së që nga 1991 ndërsa në vitin 1995 zgjidhet kryetar i forumit rinor të PD-së Shkodër. Në vitin 1995 specializohet në Universitetin e Firencës në kuader të programit TEMPUS. Në vitet 1996—1997 u zgjodh Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ishte kandidat për deputet në vitin 2001. Vdiq me 1 Shkurt 2002 pas një sëmundje të rëndë. Për kontribut të veçantë në lëvizjen studentore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër me dekret nr. 1436 datë 29.03.1996 të Presidentit Sali Berisha ai dekorohet me medaljen e “Trimërisë”. Këshilli i komunës Kallmet ka shpallur “QYTETAR NDERI” Kolin Gjokën pas vdekjes me motivacionin “Për kontribut të shquar intelektul në fushën e arsimit, shkencës dhe zhvillimeve demokratike në Shqipëri nga viti 1990 deri në vitin 2001”. Gjithashtu me 6 Mars 2006 Këshilli i Bashkisë Lezhë i dha emrin shkollës profesionale “Kolin Gjoka”.

kryetari

Z. Petrit Marku

Kryetar i komunës Kallmet

Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...

spacer_blue
spacer Titull  

Titull

 

Sondazh

Cili projekt mendoni se duhet te jete projekti i radhes per tu realizuar?

Të gjitha të drejtat e rezervuara, © 2013, Komuna Kallmet