Vizitorë të faqes

Kisha Shen Eufemia

Kisha e Shën Eufemisë përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 1343, ku Stefan Dushani e rendit në mes të kishave që i jepen Krujës. Po ashtu, në letrën që, papa Innocenti VII, i drejton nga Roma, me 12 nëntor 1404, ipeshkvit të Lezhës, Andrea, i jep atij të drejtën të gëzojë edhe të ardhurat e kishës famullitare të Kallmetit, Shën Eufemisë. Pas pushtimit të Lezhës nga turqit, në vitin 1478, shihet se ipeshkvi i Lezhës nuk qëndron më në qytet, por është zhvendosur në Kallmet.

Rreth dy shekuj më vonë, në vitin 1629, ipeshkvi i Lezhës, Benedikt Orsini, e rendit "Shën Eufeminë" e Kallmetit, në listën e kishave të dioqezës së Lezhës. Njëkohësisht ajo përmendet edhe në letrën e ipeshkvit të Sapës, Frang Bardhit, me 8 shkurt 1637 dhe rreth dy muaj me vonë, përsëri në një letër tjetër të po këtij ipeshkvi, me 28 maj 1637. Emri i kishës gjendet sot i shndërruar nga banorët në "Kisha e Shën Misë".

Kisha Shën Eufemia ndodhet në fshatin Kallmet, në një lartësi prej 373 metrash, në anën perëndimore të një shkëmbi natyror, me përbërje gëlqerore. Nga vendndodhja e kishës mund të vështrohet e gjithë fusha e Drinit të Lezhës deri në Malin e Zefjanës, në Bushat, mali i Taraboshit, Kalaja dhe qyteti i Shkodrës.

Pranë kishës, nga shkëmbi gëlqeror rrjedh një burim uji i bollshëm, i cili është futur në brendësine dhe në oborrin e kishës pasi shihet si ujë pastrues dhe bekues nga besimtarët. Kisha nuk ka absidë, por në vend të saj, një shkëmb i gjallë është përfshirë në brendësinë e kishës në të cilin është gdhendur skulptura e Shën Eufemisë nga skulptori Tonin Prendi.

kryetari

Z. Petrit Marku

Kryetar i komunës Kallmet

Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...

spacer_blue
spacer Titull  

Titull

 

Sondazh

Cili projekt mendoni se duhet te jete projekti i radhes per tu realizuar?

Të gjitha të drejtat e rezervuara, © 2013, Komuna Kallmet