Vizitorë të faqes

Dhenia e titullit qytetar nderi Z. Konrad Kratennmacher

Ditën e merkure me date 2 Tetor 2013 iu dha titulli "Qytetar Nderi" i Komunës Kallmet Z.Konrad Kratennmacher me  motivacionin " Për kontributin e dhënë në funksion të përmirësimit të jetës së banorëvë të Komunës Kallmet në përmirësimin e shërbimeve,  edukimin e fëmijëve dhe mbështetjen e familjeve në nevojë."

Ky vendim u propozua nga kryetari i komunes Kallmet z.Petrit Marku ne keshillin e komunes per kontributin 20 vjecar te Z.Konrad Krattennmacher per banoret e komunes Kallmet dhe u miratua me vote unanime nga keshilltaret e te gjitha subjekteve politike.

Ne ceremonine e dhenies se ketij titulli ishte prezent vete Z.Konrad Krattennmacher, deputeti i zones Z.Aldo Bumci, perfaqesues nga Keshilli i Qarkut, kryetaret e komunes Kallmet ndervite, perfaqesuesit e Keshillit te Komunes, famullitari i Kallmetit Padre Karlo Kalero dhe murgeshat, perfaqesues te arsimit, shendetesise, bashkepunetore te Z.Konrad Krattennmacher etj.

Kryetari i komunes Kallmet Z.Petrit Marku beri hapjen e ceremonise duke falenderuar te gjithe te ftuarit per pjesmarrjen. Pastaj falenderimi i tij vazhdoi per Z. Korand Krattennmacher, per kontributin qe ka dhene ne ndertimin e qendres shendetesore ne vitet 1992-1995, shtepite e disa nga familjeve me te varfera te atyre viteve dhe shume projekteve te tjera si dhe per kontributin qe vazhdon te jape edhe tani ne funksionimin e shkolles jopublike "Shen Eufemia".

Pas fjales se kryetarit te komunes, kryetari i pare komunes Kallmet pas renies se sistemit komunist dhe bashkepunetor i Z.Konrad Krattennmacher, Z.Gjok Gjini beri nje prezantimi me foto te aktivitetetit te Z.Konrad Krattennmacher ne Kallmet. Ai tregoi sesi filloi bashkepunimi me Z.Konrad, sesi u realizua me sukses ndertimi i qendres shendetesore, i cili edhe sot e kesaj dite eshte qendra kryesore shendetesore e komunes dhe me gjere, ndertimi dhe rikonstruksioni i 18 shtepive te familjeve me te varfera te atyre viteve me donacionet e siguruara nga Konradi, prezantoi fushaten e grumbullimit, transportimit dhe shperndarjes se ndihmave te ndryshme nga Zvicra per banoret e Kallmetit sic ishin : ilace, rroba dhe pajisje te ndryshme, rikonstruksionin e kompanielit dhe vendosjen e kembanave te kishes se madhe te Kallmetit, mbeshtetja per shkollen dhe kopshtin jopublik "Shen Eufemia" dhe shume projekte te tjera.

Nje falenderim per Z.Konrad Krattenmacher dha edhe deputeti i zones Z.Aldo Bumci i cili e falenderoj per kontributin qe ka dhene ne permiresimin e jetes se banoreve te komunes Kallmet ne ato vite te veshtira dhe qe vazhdon te jape per kete komunitet.

Pas falenderimeve edhe nga famullitari, murgeshat etj, kryetari i Keshillit Z.Gjergj Gjeka lexoi vendimin e keshillit dhe i dorezoi Z. Konrad Krattennmacher titullin "Qytetar Nderi" i komunes Kallmet.

Pas marrjes se titullit, Z.Konrad Krattennmacher falenderoi kryetarin e komunes dhe Keshillin per kete vleresim qe i behej atij,  falenderoi te gjithe bashkepunetoret dhe pjesmarresit ne kete ceremoni.

Ne fund te ceremonise u organizua edhe nje koktei.

kryetari

Z. Petrit Marku

Kryetar i komunës Kallmet

Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...

spacer_blue
spacer Titull  

Titull

 

Sondazh

Cili projekt mendoni se duhet te jete projekti i radhes per tu realizuar?

Të gjitha të drejtat e rezervuara, © 2013, Komuna Kallmet