Vizitorë të faqes

Komuna Kallmet fiton konkursin e projektit me te mire.

Komuna Kallmet u shpall fitues i konkursit rajonal per Projektin me te Mire 2013 ne kategorine e bashkepunimit ndervendor me projektin "Informim, Komunikim dhe pjesmarrje e qytetareve (Ndertim i Zyres me nje Ndalese)". Ky konkurs u organizua nga Programi i Decentralizimit dhe Zhvillimit Vendor (DLDP) te zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation me mbeshtetjen e Agjensise Zviceriane per Zhvillim dhe Bashkepunim (SDC).

Shpallja e fituesve u be ne konferencen kombetare te organizuar nga DLDP dhe te mbajtur ne Hotel Tirana International me pjesmarrjen e ministrit te brendshem Z.Flamur Noka, ambasadorit zvicerian Z.Alexander Wittwer, drejtues te njesive vendore te qarqeve Lezhe dhe Shkoder, drejtues te programit DLDP etj. Ne kete konference u be nje prezantim i punes se DLDP ne fazen II per vitet 2010-2013. Objektivi i ketij programi per kete faze ishte forcimi i kapaciteteve te bashkive dhe komunave te qarqeve Shkoder dhe Lezhe si dhe tiu mundesoje ketyre njesive te qeverisjes vendore shhfrytëzimin sa më efikas të burimeve për përmirësimin e jetës së komuniteteve të tyre. Kapacitetet dhe praktikat e zhvilluara duhet të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisës ë Veriut dhe në reformën e decentralizmit në nivel kombëtar.

Në këtë drejtim, fokusi i kësaj konference ishte prezantimi I praktikave të mira, arritjeve, sfidave dhe mësimeve të nxjerra në fushat kryesore të mbështetjes së dldp-së për të ndarë me ekspertët dhe profesionistët e qeverisjes vendore sfida/çështje të rëndësishme tematike që kanë hasur NJQV-të si edhe për të konfirmuar qasjet dhe metodologjitë e dldp - së me një audience më të gjerë nëpërmjet diskutimeve në tryeza të rrumbullakëta. Praktikat dhe projektet më të mira që u evidentuan në konkursin rajonal të vitit 2013 të organizuar nga dldp-ja, do të paraqiten dhe do të ndahen me një audiencë më të gjerë, me synimin për të përshkallëzuar rezultatet në një masë të tillë që të ndahen dhe të pasqyrohen nga NJQV të e tjera nga rajone të tjera dhe nga aktorët kryesorë të decentralizimi.

Pasi u be prezantimi i programit te DLDP-se, konferenca vazhdoj me ndarjen e cmimeve per pjesmarresit ne konkursin e projektit me te mire te financuar nga DLDP dhe ne konkurset e praktikave me te mire. Cmimin per projektin me te mire te financuar nga DLDP dhe te zbatuar me mire e fitoj Komuna Kallmet, cmim qe u dha nga ambasadori zvicerian Z.Alexander Wittwer. Gjithashtu u ndane cmimet edhe per praktikat me te mira ne 5 fusha te ndryshme si meposhte: Komuna Kallmet ne fushen e Informim-Komunikimit, Bashkia Shkoder ne fushen e planifikimit strategjik, Komuna Orosh ne fushen e palnifikimit financiar, Bashkia Puke ne fushen e bashkepunimit ndervendor dhe Nderkomunalja Zadrima ne fushen e menaxhimit te mbetjeve urbane. Ne perfundim te konferences u nxorren edhe konkluzionet e saj.

kryetari

Z. Petrit Marku

Kryetar i komunës Kallmet

Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...

spacer_blue
spacer Titull  

Titull

 

Sondazh

Cili projekt mendoni se duhet te jete projekti i radhes per tu realizuar?

Të gjitha të drejtat e rezervuara, © 2013, Komuna Kallmet