Ditën e mërkure me date 24.09.2014 në Biblioteken e Qytetit të Lezhës u bë promovimi i librit "Kallmeti, fakte dhe gojëdhëna" i autorit Evaristo Coli mbështetur nga Komuna Kallmet. Ky libër synon të sjell tek lexuesi historinë fshatrave të komunës Kallmet që nga lashtësia deri në ditet e sotme. Në këtë aktivitet morën pjesë Deputeti i Lezhës z.Aldo Bumçi, famullitari i Kallmetit Padre Carlos Calero, kryetari i PD-së së Lezhës Z. Paulin Marku, Drejtori i Arsimit të Lezhës Z. Bardhok Pulaj, Drejtori i Bujqësisë të Lezhës Z. Ndoc Lleshi, kryetarë të komunavë të njesive vendore të Lezhës, shkrimtarë dhe njerëz të letrave të Lezhës, mesues dhe ish mesues kallmetorë dhe banorë të Kallmetit, etj
Aktivitetin e hapi kryetari i komunës Kallmet Z.Petrit Marku me një fjalë përshëndetëse ku falenderoj për pjesmarrjen dhe bëri një përmbledhje të përmbajtjës së librit. Më pas foli autori i librit Z. Evaristo Coli, i cili foli rreth punës dy vjeçare të bërë për realizimin e ketij libri dhe falenderoj të gjithë ata persona që ndihmuan në vecanti famullitarët e Kallmetit dhe të moshuarit e komunës Kallmet. Gjithashtu foli edhe redakori i librit Z. Mark Zefi, i cili foli në menyre shteruese rreth përmbajtës së librit, përgezoj autorin dhe komunën për mbeshtetjen e dhënë në realizimin e tij.
Botimin e këtij libri me shumë vlere për kallmetorët dhe dashamirësit e Kallmetit dhe fshatrave të tjerë të komunës Kallmet e përshendeten Deputeti i Lezhës Z. Aldo Bumçi, famullitari i Kallmetit Padre Carlos Calero, kryetari i PD-së së Lezhës Z. Paulin Marku, Drejtori i Arsimit të Lezhës Z. Bardhok Pulaj, Drejtori i Bujqësisë të Lezhës Z. Ndoc Lleshi, Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Lezhë Z. Zef Maçi, Z. Zef Pergegaj shkrimatar dhe publicist që jeton dhe punon në SHBA, Martin Dedaj shkrimtar, Gjok Gjini ish- kryetar i komunës Kallmet, Mark Pema mesues dhe ish-drejtor i shkolles së mesme Kallmet, Dom Martin Jaku ish-famulltar i Kallmetit dhe prift kallmetor, Z. Gjok Margjonaj ish i burgosur politik etj,.
Aktiviteti i shoqerua me një koktej në fund të tij.
Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...
![]() |
![]() |
![]() |
Titull |