Ditën e marte me date 04 Nentor 2014 u mbajt prane komunës Kallmet një vizite studimore e organizuar nga Programi për Zhvillim dhe Decentralizim Lokal (DLDP) i qeverise zvicerian me pjesmarrjen e përfaqesuesve të njësive vendore Kuçove, Bulqize, Burrel, Berat, Kukës, Durrës, Sukth, Ishëm, Qaf Zotaj etj. Kjo vizitë kishte si qellim prezantimin e Zyrës më Një Ndalese (Z1N) dhe funksionin e saj tek përfaqesuesit e njesive vendore të lartpërmendura me qellim implementimin e kesaj model zyre në njesitë e tyre vendore. Vizita filloi me një pritje nga kryetari i komunës Kallmet ne zyren e tij. i cili pasi iu uroj mireseardhjen, beri një përshkrim të plotë të procesit të realizimit të e Zyrës më Një Ndalese (Z1N) në komunën Kallmet duke filluar me aplikimin pranë DLDP-së dhe fitimin e grantit, mbështjen dhe trajtimin nga FLAG të stafit të komunës Kallmet, rikonstruksionin e godinës dhe ndertimin e e Zyrës më Një Ndalese (Z1N) dhe instalimin e tre softeve pranë kësaj zyre që janë Softi i Kërkese-Ankesave, Libraria Ligjore dhe Softi i Taksave si dhe riformatimin e faqes zyrtare të internetit www.komunakallmet.gov.al. Kryetari theksoj se për realizimin e e Zyrës më Një Ndalese (Z1N) dhe digjitalizimin e punës së njesive vendore kryesorja është vullneti i lidershipit për të pasur një qeverisje transparente dhe pranë qytetarit dhe pa këtë vullnet është i pamundur realizimi i tyrë. Më pas vizita vazhdoj tek Zyra më Një Ndalese (Z1N) ku nga stafi i komunës Kallmet u bë një demostrim i punës me softet e lartpërmendura.
Hapja e nje faqe ne internet vetem per Komunen e Kallmetit eshte nje tjeter nisem e ndermarre nga Komuna jone, e cila synon te promovoje vlerat historike dhe kulturore te zones se Kallmetit...
![]() |
![]() |
![]() |
Titull |